Ofrohet me qira banesa me sipërfaqe 103m², me lokacion në Lagjen e Muhaxherëve, në rrugën “Abdyl Frashëri”, ndërtim nga AS Group.
Banesa ka orientim nga lindja, perëndimi dhe jugu dhe ka këtë renditje të hapësirave të brendshme; qëndrim ditor, kuzhinë me tryezari, tri dhoma gjumi, banjo, tualet dhe ballkon.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me energji elektrike të instaluar nën dysheme.
Ndërtesa ku ndodhet banesa është e pajisur me ashensor dhe ofron hapësirë për vendparkim.
Banesa ndodhet në një lokacion shumë të përshtatshëm, në afërsi me Parkun e Qytetit, me qasje të shpejtë në qendër dhe në afërsi të të gjitha shërbimeve të nevojshme.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!