Ofrohet me qira banesa me sipërfaqe 90m², me lokacion te Mati 1, ndërtim nga VG Construction.
Banesa ka orientim nga lindja dhe ka këtë renditje të hapësirave të brendshme: qëndrimin ditor me një hapësirë të bukur dhe të ngrohtë, me mobilie tejet elegante, kuzhinën të dizajnuar me kujdes, me aparatura moderne dhe materiale cilësore, dy dhoma të gjumit, të pajisura me mobilie të rehatshme dhe ambient të qetë për të ndenjur, një banjo, një tualet dhe një ballkon.
Sistemin e ngrohjes e ka me energji elektrike.
Ndërtesa ku ndodhet banesa posedon ashensor dhe ka hapësirë parkingu të mjaftueshme për banorë.
Mati 1 është një nga lagjet më të zhvilluara vitet e fundit, me ndërtime të reja banesore dhe afariste. Zona ofron shkolla, çerdhe, markete dhe lidhje të drejtpërdrejta me rrugët kryesore që çojnë drejt qendrës së qytetit.
*Banesa është e lirë nga data 1 Qershor.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!