Ofrohet me qira banesa me sipërfaqe 87.96m², me lokacion në Dardani.
Banesa është e orientuar nga tri anë që ofron ndriçim të bollshëm natyral. Hapësirat e brendshme janë të organizuara në qëndrim ditor, kuzhinë, dy dhoma të gjumit, banjo, tualet, tri ballkone dhe depo.
Sistemi i ngrohjes në këtë pronë mundësohet me Termokos.
Banesa ka një bodrum të shfrytëzueshëm, ndërsa ofrohet edhe hapësirë për vendparkim të jashtëm.
Banesa gjendet në një ndër lagjet më të këndshme të qytetit, organizimi i brendshëm i së cilës mundëson qarkullimin e lehtë të banorëve dhe qasjen e shpejtë në shërbimet e nevojshme. Po ashtu, kjo lagje ka qasje të mira me qendrën e qytetit e cila është vetëm 2 min larg, si dhe me shumë zona të tjera. Ka dy shkolla fillore të integruara brenda lagjes, kopshte për fëmijë, restaurante e plotë shërbime të tjera esenciale.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!