Ofrohet me qira banesa me sipërfaqe 85m² me lokacion në Velani, në kompleksin Albing Residence.
Banesa ka orientim shume të mirë nga veriu dhe perëndimi me këtë renditje të hapësirave të brendshme: qëndrim ditor, kuzhinë, dy dhoma të gjumit, banjo, tualet dhe ballkon.
Sistemi i ngrohjes në këtë ndërtes mundësohet me energji elektrike dhe është e pajisur me kondicioner.
Ndërtesa po ashtu ka ashensor, ofron depo dhe hapësirë për vendparkim të jashtëm.
Banesa gjendet në një ndërtesë e cila është ndërtim i ri dhe cilësor. Në një lokacion tejet të përshtatshëm për banim në afërsi me çdo shërbim të nevojshëm, kjo banesë është tejet e volitshme për banim.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!