Ofrohet me qira banesa me sipërfaqe 90m², me lokacion në Velani, në rrugën "Isa Kastrati", në kompleksin Albing Residence, ndërtim nga Albing.
Banesa ka orientim nga lindja dhe jugu dhe ka këtë renditje të hapësirave të brendshme: qëndrim ditor, kuzhinë, dy dhoma të gjumit, një banjo, tualet dhe një ballkon.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me energji elektrike dhe është e pajisur me kondicioner.
Ndërtesa ku ndodhet banesa është e pajisur me ashensor, ka hapësirë të mjaftueshme për vendparkim dhe ofron depo dhe garazh.
Banesa ndodhet në afërsi me qendrën e qytetit, me lokacion tejet të përshtatshëm, me qasje të afërt nga rrugët kryesore dhe në afërsi me të gjitha shërbimet e nevojshme.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!