Ofrohet me qira shtëpia me sipërfaqe 350m², me lokacion në Aktash, afër Kompleksit 4A Pika.
Shtëpia është e organizuar në kati përdhes, katin e parë dhe katin e dytë dhe ka këtë renditje të hapësirave të brendshme: kati përdhes përfshin paradhomën dhe një banjo, kati i parë ka qëndrimin ditor, kuzhinën, tri dhoma të gjumit, një banjo, depo dhe tarracën me sipërfaqe 18m², ndërsa kati i dytë përfshin tri hapësira pune.
Në kuadër të pronës përfshihet edhe lokal afarist me sipërfaqe 260m², i ndarë në dy kate. Kati përdhes me sipërfaqe 172m² përfshin një hapësirë pune dhe një banjo, ndërsa kati i parë ka tri hapësira pune dhe tarracën me sipërfaqe 62m².
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me energji elektrike.
Prona mund të lëshohet në tërësi ose mund të lëshohet vetëm lokali.
Lokacioni është shumë i përshtatshëm për banim apo zhvillim të veprimtarive të ndryshme afariste, pasi gjendet në rrugë kryesore dhe ofron qasje të shpejtë në të gjitha pjesët e qytetit.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!