Ofrohet me qira shtëpia për zyrë, me sipërfaqe 362m², me lokacion Aktash, në Rrugën "Bushatasi", afër Ambasadës së Sllovenisë.
Shtëpia ka orientim nga të gjitha anët, është e strukturuar në përdhes dhe dy kate dhe ka këtë renditje të hapësirave të brendshme: 15 hapësira pune, tri kuzhina, tri banjo dhe dy ballkone.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me energji elektrike, ka oborr të mjaftueshëm dhe ofron hapësirë vendparkimi për 6 vetura.
Lagjja Aktash është një zonë e qetë dhe e zhvilluar në qendër të Prishtinës, në afërsi ka Parkun e Qytetit dhe të gjitha shërbimet e nevojshme si shkollat, çerdhet, barnatoret, marketet si dhe disa prej Universiteteve, veçori ideale që përshtaten për familje, studentë apo banorë të rinj të zonës.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!