Fshati Ndërkombëtar Prishtinë









Ofrohet me qira shtëpia me sipërfaqe banimi 330m²+45m², me lokacion në Fshatin Ndërkombëtar.
Shtëpia i takon tipit B, ka orientim nga të gjitha anët duke ofruar ndriçim natyral gjatë gjithë ditës dhe është e ndarë në bodrum, përdhes dhe dy kate, me këtë renditje të hapësirave të brendshme: qëndrimin ditor, kuzhinë, katër dhoma të gjumit ku njëra prej tyre master bedroom me garderober, dy banjo, një tualet, lavanderi, saunë, dy ballkone dhe terasë me sipërfaqe 45m².
Shtëpia përcillet me një stil modern dhe tërësisht e mobiluar me mobilie moderne duke ofruar një ambient shumë të këndshëm.
Sistemin e ngrohjes e ka me energji elektrike dhe ngrohje gjeotermike ndërsa është e pajisur me kondicioner.
Shtëpia gjendet në një truall me sipërfaqe 8.5 Ari, dhe ofron garazh dhe depo.
Ndodhet në një lagje që ofron kushte shumë të mira banimi, me hapësira të përbashkëta, kopshte me gjelbërim, parqe, pishina dhe fusha të sportit.
*Çmimi është i negociueshëm sipas kohëzgjatjes së marrëveshjes.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!