Taslixhe Prishtinë












Shtëpia me sipërfaqe 350m² ndodhet në Taslixhe, me orientim nga jugperëndimi dhe verilindja. Është e mobiluar në tërësi me mobilje shumë moderne dhe shumë elegante, me kombinime të mobiljeve dhe nuancave, që shtëpinë nga pamja e jashtme e bëjnë të duket shumë elegante, duke mos anashkaluar pjesën e brendshme e cila ofron shumë komoditet dhe rehati dhe që është e ndarë në bodrum, katin e parë dhe katin e dytë. Bodrumi ka këtë renditje: një zyre, një banjo dhe një depo, kati i parë ka qëndrimin ditor, kuzhinën, një dhomë të gjumit, një banjo dhe një terasë, ndërsa kati i dytë ka katër dhoma të gjumit, një depo dhe dy ballkone. Sistemin e ngrohjes e ka me dru dhe me energji elektrike. Ka hapësirë të mjaftueshme parkingu dhe ndodhet në një lagje shumë të përshtatshme për banim, pasi është lagje e qetë dhe me qasje të shpejtë ne rrugët kryesore të kryeqytetit.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!