Ofrohet me qira shtëpia me sipërfaqe 140m², me lokacion në Veternik, në lagjen Priam Village.
Shtëpia ka orientim nga juglindja dhe perëndimi, është e strukturuar në përdhes dhe katdhe ka këtë renditje të hapësirave të brendshme: në përdhes ka qëndrimin ditor, kuzhinën, një tualet dhe një depo dhe në katin e parë ka tri dhoma të gjumit, një banjo dhe një ballkon.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me energji elektrike.
Shtëpia ka truall me sipërfaqe prej 2 Ari ku dhe ka hapësirë parkingu të mjaftueshme, kamera dhe alarm sigurie, si dhe ndodhet një lagje që ofron kushte të mira banimi.
*Shtëpia është e lirë nga data 5 Shkurt.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!