Ofrohet me qira shtëpia me sipërfaqe 300m², e vendosur në Sofali, në rrugën “Zylfije Gashi”, e orientuar nga të gjitha anët, në truall me sipërfaqe 10 Ari.
Shtëpia është e organizuar në kati përdhes, katin e parë dhe katin e dytë, me këtë renditje të hapësirave të brendshme: kati përdhes përfshin qëndrimin ditor, kuzhinën dhe një dhomë për lavanderi; kati i parë ka qëndrimin ditor, një dhomë gjumi, një banjo dhe një ballkon; ndërsa kati i dytë përfshin tri dhoma gjumi (njëra master me garderobier), një banjo, një ballkon dhe një tarracë.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me energji elektrike dhe naftë.
Shtëpia posedon vendparkim të mjaftueshëm për banorë dhe pozicionohet në një lokacion shumë të përshtatshëm për banim, në afërsi të të gjitha shërbimeve të nevojshme dhe me qasje të shpejtë në rrugët kryesore.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!