Ofrohet me qira shtëpia me sipërfaqe 300m², me lokacion në Velani, në Rrugën "Emrush Miftari", afër Fshatit S.O.S..
Shtëpia ka orientim nga të gjitha anët, është e strukturuar në bodrum, përdhes dhe dy kate dhe ka këtë renditje të hapësirave të brendshme: dy hapësira qëndrim ditor, dy kuzhina, tetë dhoma të gjumit, tri banjo, një dhomë teknike dhe depo.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me pompë termike.
Shtëpia ka oborr të mirëmbajtur, ka garazh dhe hapësirë për vendparkim të jashtëm deri në 5 vetura.
Velania është një nga lagjet më të kërkuara për banim kolektiv, e pozicionuar në kodër me pamje panoramike mbi qytet. E rrethuar nga gjelbërimi dhe me qasje të shpejtë në qendër, ofron një balancë ideale mes qetësisë dhe jetës urbane.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!