Ofrohet me qira shtëpia me sipërfaqe 270m² në Tophane, në rrugën “Pjetër Bogdani”, e orientuar nga të gjitha anët, në truall me sipërfaqe 1.58 Ari.
Shtëpia është tërësisht e mobiluar dhe e organizuar në kati përdhes, katin e parë, katin e dytë dhe nënkulm, me këtë renditje të hapësirave të brendshme: kati përdhes përfshin një hapësirë pune, një garazh dhe një depo; kati i parë ka qëndrimin ditor, kuzhinën, një dhomë gjumi dhe një banjo; kati i dytë përfshin tri dhoma gjumi, një banjo, një tualet dhe dy ballkone; ndërsa nënkulmi ofron një hapësirë pune.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me energji elektrike dhe dru.
Lokacioni është shumë i përshtatshëm për banim, duke ofruar qasje të shpejtë në rrugët kryesore të qytetit.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!