Ofrohet me qira shtëpia për zyrë me sipërfaqe 275m² me lokacion në Pejton, në rrugën "Mbreti Zogu I".
Shtëpia ka orientim nga lindja, është e strukturuar në përdhes dhe kat, ka pesë hapësira pune, banjo dhe tualet.
Sistemin e ngrohjes e ka me Termokos dhe ofron hapësirë për vendparkim të jashtëm.
Lagjja Pejton është njëra prej zonave më të kërkuara të qendrës, lagje me të gjitha shërbimet e nevojshme duke përfshirë këtu shërbimet bankare, institucionet shtetërore, çerdhet, restaurantet dhe lokalet si dhe stacionet e trafikut urban që lidhin Pejtonin me të githa zonat e Prishtinës.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!