Arberi - Dragodan Prishtinë

Ofrohet me qira shtëpia - zyrë me sipërfaqe 280m² me lokacion në Dragodan, afër Restaurant Pinocchio.
Është e mobiluar në tërësi, moderne, me kombinim e strukturim elegant në tërë shtëpinë, e renditur në këtë mënyrë: kati i parë ka tri hapësira pune dhe një tualet, ndërsa kati i parë ka qëndrimin ditor, kuzhinën, tri dhoma të gjumit dhe një banjo.
Ndodhet në 2 Ari truall, si dhe posedon sistem të ngrohjes me pelet.
Ka kondicioner në secilin kat, duke mundësuar përshtatshmëri dhe rehati në shtëpi.
Ka hapësirë parkingu të mjaftueshme, si dhe shtëpia ndodhet në një lokacion të qetë dhe të përshtatshëm për zhvillimin e veprimtarive të ndryshme.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!