Ofrohet me qira shtëpia - lokal me sipërfaqe 300m², me lokacion në Dardani, afër Santesë.
Ka orientim të përshtatshëm, e ndarë në dy kate dhe bodrumin, me këtë renditje të hapësirave: në katin përdhesë ka dy hapësira të shfrytëzueshme dhe dy tualete, në katin e parë ka një hapësirë të madhe të shfrytëzueshme, ndërsa në bodrum ka një hapësirë dhe një garderobë. Këto hapësira mund të shfrytëzohen edhe për veprimtari afariste, si zyre ose lokal.
Sistemin e ngrohjes e ka me Termokos, gjithashtu podeson dhe vendparkim për shfrytëzim nga banorët.
Dardania është një lagje qendrore dhe dinamike e Prishtinës, e pajisur me një gamë të gjerë shërbimesh - nga institucionet shtetërore dhe bankare, te shkollat, çerdhet, restorantet dhe lokalet. Me lidhje të mira të trafikut urban dhe pozicion strategjik, Dardania është e përshtatshme si për banorë vendas, ashtu edhe për studentë apo banorë të rinj që kërkojnë jetë aktive në zemër të qytetit.
Ky grafik tregon ndryshimet e çmimit të kësaj prone gjatë kohës.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!