Ofrohet me qira shtëpia me sipërfaqe 250m², me lokacion në Emshir, në rrugën "Feti Haxholli".
Shtëpia ka orientim nga të gjitha anët, e strukturuar në katin përdhes dhe dy kate me këtë rendtije të hapësirave të brendshme; qëndrim ditor, kuzhinë me tryezari, katër dhoma gjumi, dy banjo dhe ballkon.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me energji elektrike dhe është e pajisur me kondicioner.
Shtëpia ka oborr të mjaftueshëm, ka hapësirë për vendparkim dhe garazh me depo.
Lagjja Emshir gjendet në hyrje të Prishtinës, zonë e kombinuar me ndërtime të larta afaristo-banesore dhe ndërtime të ulëta që në të përfshinë të gjitha shërbimet e nevojshme për jetesë, shkollat, çerdhet, marketet, stacionet e trafikut urban si dhe Stacionin e Autobusëve.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!