Ofrohet me qira shtëpia me sipërfaqe 264m², me lokacin në Sofali, në Rrugën "Sabit Mushica", afër Park School Montessori.
Shtëpia ka orientim nga të gjitha anët, e strukturuar në përdhes dhe një kat me këtë renditje të hapësirave të brendshme: qëndrimin ditor, kuzhinë, katër dhoma të gjumit, dy banjo, depo dhe tri ballkone.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me naftë.
Shtëpia ndodhet në truall me sipërfaqe prej 4.4 Ari, me oborr të mirëmbajtur dhe të gjelbëruar ku dhe ofron hapësirë të mjaftueshme për vendparkim.
Sofalia është njëra prej zonave më të qeta dhe të gjelbëruara në periferi të Prishtinës, lagjja kryesisht është e ndërtuar me banime rezidenciale dhe të ulëta ndërsa me qasje të lehtë në qendrën e qytetit Sofalia është ideale për ata që kërkojnë privatësi, qetësi dhe një mënyrë jetese larg zhurmës urbane, por pranë të gjitha shërbimeve të nevojshme.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!