Ofrohet me qira shtëpia me sipërfaqe 250m², e cila ndodhet në Dragodan, afër Ambasadës Kineze, me orientim nga perëndimi.
Prona është e strukturuar në dy kate dhe ka këtë renditje të hapësirave: kati përdhes përfshin qëndrim ditor, kuzhinë, një banjo dhe një depo, ndërsa kati i parë përfshin dy dhoma gjumi dhe një banjo.
Hapësirat e shtëpisë janë të përshtatshme si për banim, ashtu edhe për zyra, duke ofruar fleksibilitet përdorimi sipas nevojave.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me energji elektrike dhe naftë.
Prona ndodhet në një lokacion shumë të përshtatshëm, me qasje të shpejtë në Qendër, në një zonë të njohur për siguri dhe afërsi me institucione dhe shërbime të rëndësishme.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!