Ofrohet me qira shtëpia me sipërfaqe 250m² me lokacion në Taslixhe, në rrugën "Rasim Kiçina", afër Poliklinika ortopedike "Morina".
Shtëpia ka orientim nga lindja dhe perëndimi, është e strukturuar në përdhes dhe dy kate dhe ka këtë renditje të hapësirave të brendshme: qëndrim ditor, dy kuzhina, katër dhoma gjumi, dy banjo, depo dhe ballkon.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me dru dhe është e pajisur me kondicioner.
Shtëpia ka oborr të gjelbëruar, ka garazh dhe hapësirë të mjaftueshme për vendparkim.
Taslixhja është një zonë e qetë dhe rezidenciale me pozicion strategjik dhe qasje të lehtë në qendër. Afërsia me Parkun e Tokbashqes dhe Gërminë e bën ideale për banorë që kërkojnë jetë të qetë pranë natyrës dhe aktiviteteve rekreative.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!