Ofrohet me qira lokali me sipërfaqe 445m², me lokacion në Lakrishtë, në rrugën "Bekim Fehmiu", në kompleksin Kuka Tower.
Lokali ka ndriçim natyral të mjaftueshëm dhe ofron hapësirë të gjerë të shfrytëzueshme duke krijuar kushte të përshtatshme për organizime dhe aktivitete të ndryshme afariste dhe biznesore ndërsa sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me energji elektrike.
Lokali gjendet në qendër të qytetit, me qasje të afërt në rrugën kryesore, afër bankave, afër institucioneve shtetërore, lokaleve, ka qasje të shpejtë tek stacioni i autobusëve, afërsi të stacioneve të trafikut urban ndërsa dhe është e rrethuar nga shërbime dhe pika të rëndësishme, duke e bërë pronën një zgjedhje praktike dhe të përshtatshme për zhvillimin e aktiviteteve biznesore.
*Çmimi për m² është 17€.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!