Ofrohet me qira lokali me sipërfaqe 405m², me lokacion në Lakrishtë, në kompleksin Nartel Center.
Lokali ka orientim nga lindja, perëndimi dhe jugu dhe ka një hapësirë të madhe të shfrytëzueshme, katër zyre të ndara, kuzinë të madhe, katër banjo nga dy tualete të ndara, një depo, server room, recepsion, një terasë të mbyllur dhe një tjetër terasë.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me pompë termike, ngrohje dhe ftohje ndërsa është i pajisur edhe me kondicioner.
Kompleksi është i pajisur me ashensor dhe ofron vendparkim të mjaftueshëm, të cilat lehtësojnë komunikimin e klientëve.
Me lokacion në qendër, në një zonë tejet të zhvilluar sa i përket infrastrukturës dhe qasjes në pjesët tjera të qytetit, kjo zonë ofron mundësi shumë të mira për investim dhe zhvillim biznesor.
*Çmimi i shfaqur është i llogaritur në vlerën neto dhe nuk përfshinë TVSH-në.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!