Ofrohet me qira lokali me sipërfaqe 400m² dhe bodrum me sipërfaqe 200m², me lokacion në Pejton, në rrugën "Ukshin Hoti".
Lokali ka orientim nga lindja dhe perëndimi, ka gjashtë hapësira të shfrytëzueshme pune, kuzhinë dhe ka bodrum me hapësirë të shfrytëzueshme për server room.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me Termokos dhe energji elektrike, secila hapësirë është e pajisur me kondicioner dhe ofron vendparkim.
Me lokacion në qendër, në një zonë tejet të zhvilluar sa i përket infrastrukturës dhe qasjes në pjesët tjera të qytetit, afër shërbimeve bankare, lokaleve dhe restauranteve kjo zonë ofron mundësi shumë të mira për investim dhe zhvillim biznesor.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!