Ofrohet me qira banesa me sipërfaqe 70m², me lokacion në Emshir, në rrugën "Adelajde Sopi", ndërtim nga Arditi Group.
Banesa ka orientim nga lindja dhe veriu dhe ka këtë renditje të hapësirave të brendshme; qëndrim ditor, kuzhinë me tryezari, një dhomë gjumi, banjo dhe ballkon.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me energji elektrike dhe është e pajisur me kondicioner.
Ndërtesa ku ndodhet banesa është e pajisur me ashensor dhe hapësirë për vendparkim.
Lagjja Emshir gjendet në hyrje të Prishtinës, zonë e kombinuar me ndërtime të larta afaristo-banesore dhe ndërtime të ulëta që në të përfshin të gjitha shërbimet e nevojshme për jetesë, shkollat, çerdhet, marketet, stacionet e trafikut urban si dhe Stacionin e Autobusëve.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!