Ofrohet me qira banesa me sipërfaqe 70m², me lokacion te Santea, në rrugën "Xhemajl Mustafa", afër Zone Mobile.
Banesa ka orientim nga perëndimi dhe veriu dhe ka këtë renditje: qëndrim ditor, kuzhinë, një dhomë gjumi, depo dhe banjo.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me Termokos, është e pajisur me kondicioner dhe ndërtesa është e pajisur me ashensor.
Lagjja Pejton është njëra prej zonave më të kërkuara të qendrës, lagje me të gjitha shërbimet e nevojshme duke përfshirë këtu shërbimet bankare, institucionet shtetërore, çerdhet, restaurantet dhe lokalet si dhe stacionet e trafikut urban që lidhin Pejtonin me të githa zonat e Prishtinës.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!