Ofrohet me qira banesa me sipërfaqe 65m² me lokacion në Dardani, në rrugën “Idriz Gjilani”, tek Hoffman Store.
Banesa ka orientim nga perëndimi dhe jugu dhe ka këtë renditje të hapësirave të brendshme; qëndrim ditor, kuzhinë, dy dhoma gjumi dhe një banjo.
Sistemin e ngrohjes e ka me energji elektrike.
Ndërtesa ku ndodhet banesa është e pajisur me ashensor.
Banesa ndodhet në qendër të qytetit, me lokacion tejet të përshtatshëm, afër shkollave dhe transportit publik, me qasje të afërt nga rrugët kryesore dhe në afërsi me të gjitha shërbimet e nevojshme.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!