Ofrohet me qira banesa me sipërfaqe 60m², me lokacion në Lagjjen e Spitalit, në Rrugën "Lot Vaku", ndërtim nga BTP Holding.
Banesa ka orientim nga perëndimi dhe ka këtë renditje të hapësirave: qëndrim ditor, kuzhinë, një dhomë të gjumit, banjo dhe ballkon.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me energji elektrike dhe është e pajisur me kondicioner.
Ndërtesa ku ndodhet banesa është e pajisur me ashensor, ka hapësirë të mjaftueshme për vendparkim dhe ofron garazh të përfshirë në çmim.
Lagjja e Spitalit është një zonë e qetë dhe shumë e kërkuar, e njohur për afërsinë me Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe institucionet shëndetësore kryesore. Zona është e mirëorganizuar dhe e lidhur me rrugë kryesore dhe transport urban.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!