Ofrohet me qira banesa me sipërfaqe 60m² Neto, me lokacion te Qafa, kompleksi Banesat e Aeroportit, rruga "Fehmi Agani", te Kafet e Vogla.
Banesa ka orientim nga perëndimi, jugu dhe veriu dhe ka këtë renditje të hapësirave të brendshme : qëndrim ditor, kuzhinë, një dhomë gjumi dhe një banjo.
Sistemin e ngrohjes e ka me të mundësuar me Termokos.
Ndër përparësitë tjera të kësaj banese janë edhe;
Parkingu privat i kompleksit;
Hyrje private;
Gjeneratorë të kompleksit;
Banesa ndodhet në qendër të qytetit, zonë mjaft e ndërtuar dhe e frekuentuar, me qasje të afërt nga rrugët kryesore dhe në afërsi me të gjitha shërbimet e nevojshme.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!