Ofrohet me qira shtëpia me sipërfaqe 246m², me lokacion te Kodra e Trimave, në rrugën “Shaban Shala”.
Shtëpia ka orientim nga të gjitha anët, është e strukturuar në përdhes dhe një kat me këtë renditje të hapësirave të brendshme; qëndrim ditor, kuzhinë, tri dhoma gjumi, dy banjo dhe dy ballkone ndërsa ka dhe një verandë me hapësirë qëndrimi, kuzhinë prej 55m² dhe banjo.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me energji elektrike dhe është e pajisur me kondicioner.
Shtëpia ka truall me sipërfaqe 33 Ari, ka oborr të gjelbëruar, ka hapësirë për vendparkim dhe ofron garazh dhe ndër tjerash është e pajisur me kamera.
Shtëpia gjendet në lokacion tejet të përshtatshëm, me qasje të shpejtë në rrugë kryesore, në afërsi me parkun dhe të gjitha shërbimet tjera të nevojshme.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!