Ofrohet me qira shtëpia me sipërfaqe 240m² me lokacion në Dragodan, në rrugën "Avdullah Bojku".
Shtëpia ka orientim nga lindja, perëndimi dhe jugu, është e strukturuar në përdhes dhe një kat dhe ka këtë renditje të hapësirave të brendshme: qëndrim ditor, kuzhinë, katër dhoma gjumi, dy banjo, depo dhe tri ballkone.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me energji elektrike.
Shtëpia ka truall me sipërfaqe 3 Ari, hapësirë të mjaftueshme për vendparkim dhe ka dy depo.
Lagjja Dragodan është një nga zonat më të njohura dhe të kërkuara të Prishtinës, e vendosur në një pozitë të favorshme me pamje panoramike të qytetit lagjja njihet edhe për ndërtimet, shtëpitë e bukura dhe gjelbërimin që ofrojnë një jetesë të qetë por gjithashtu është shumë afër qendrës së qytetit dhe të gjitha shërbimeve kryesore.
*Shtëpia është e gatshme për banim nga data 15 Gusht.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!