Ofrohet me qira shtëpia me sipërfaqe 300m², me lokacion në Sofali, në Rrugën "Ismail Thaqi", afër Antenës së Vala.
Shtëpia ka orientim nga të gjitha anët, e strukturuar në bodrum, përdhes dhe një kat dhe ka këtë renditje të hapësirave të brendshme: qëndrimin ditor, kuzhinë, katër dhoma të gjumit, dy banjo, depo dhe tri ballkone.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me pelet.
Shtëpia ka oborr të gjelbëruar, ka hapësirë për vendparkim dhe ofron dy garazha.
Sofalia është njëra prej zonave më të qeta dhe të gjelbëruara në periferi të Prishtinës, lagjja kryesisht është e ndërtuar me banime rezidenciale dhe të ulëta ndërsa me qasje të lehtë në qendrën e qytetit Sofalia është ideale për ata që kërkojnë privatësi, qetësi dhe një mënyrë jetese larg zhurmës urbane, por pranë të gjitha shërbimeve të nevojshme.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!