Ofrohet me qira shtëpia me sipërfaqe 240m², me lokacion në Veternik, në rrugën "Idriz Guri", afër Lagjes Nic..
Shtëpia ka orientim nga të gjitha anët, është e strukturuar në bodrum, përdhes dhe një kat me këtë renditje të hapësirave të brendshme: qëndrim ditor, kuzhinë, tri dhoma gjumi, dy banjo dhe tre ballkone.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me energji elektrike dhe është e pajisur me tre kondicionerë.
Shtëpia ka truall me sipërfaqe 3.18 Ari, ka garazh dhe hapësirë të mjaftueshme vendparkimi.
Lagjja Veternik është e vendosur në hyrje të Prishtinës, një zonë dinamike dhe e zhvilluar me hapësira rezidenciale dhe komerciale, e njohur për afërsinë me qendrat tregtare si Albi Mall dhe rrugët kryesore ofron një mënyrë jetese komode dhe praktike për familjet dhe individët që kërkojnë një ambient urban të organizuar dhe të qasshëm.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!