Arberi - Dragodan Prishtinë










Ofrohet me qira kati i shtëpisë me sipërfaqe 250m² me lokacion në Dragodan, përballë Stadiumit "Fadil Vokrri".
Shtëpia ka orientim nga perëndimi, jugu dhe lindja dhe ka këtë renditje të hapësirave të brendshme: qëndrim ditor, kuzhinë, katër dhoma gjumi dhe një banjo.
Shtëpia sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me energji elektrike, gjithashtu është e pajisur me kondicioner.
Ofron garazh dhe hapësirë të mjaftueshme për vendparkim.
Lagjja Dragodan është një nga zonat më të njohura dhe të kërkuara të Prishtinës, e vendosur në një pozitë të favorshme me pamje panoramike të qytetit lagjja njihet edhe për ndërtimet, shtëpitë e bukura dhe gjelbërimin që ofrojnë një jetesë të qetë por gjithashtu është shumë afër qendrës së qytetit dhe të gjitha shërbimeve kryesore.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!