Ofrohet me qira shtëpia për zyre me sipërfaqe 230m², me lokacion në Bregun e Diellit, afër Qendrës Tregtare.
Shtëpia është e strukturuar në përdhes dhe dy kate ndërsa ka këtë rendtije të hapësirave të brendshme;
Kati përdhesë: qëndrim ditor, kuzhinë dhe një depo të madhe;
Kati i parë: qëndrim ditor, banjo, ballkon dhe garazhë;
Kati i dytë: tre dhoma të gjumit dhe banjo.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me Termokos dhe është shumë e përshtatshme për banim si dhe veprimtari të ndryshme si: zyrë, ordinancë, administratë, zyrë programimi dhe të tjera.
Bregu i Diellit mbetet një nga lagjet më të preferuara për banim në Prishtinë, falë infrastrukturës së kompletuar dhe organizimit të mirë urban. Zona përfshin Qendrën e Mjekësisë Familjare, shkolla fillore, çerdhe dhe është e lidhur drejtpërdrejt me linjat kryesore të trafikut urban, duke mundësuar qasje të shpejtë dhe të lehtë drejt qendrës së qytetit.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!