Ofrohet me qira banesa me sipërfaqe 127m², me lokacion në Lakrishtë, në kompleksin Dukagjini Residence.
Banesa ka orientim nga lindja dhe veriu, është tërësisht funksionale dhe ka këtë renditje: qëndrim ditor, kuzhinë, tri dhoma të gjumit, një banjo, depo dhe një ballkon.
Sistemin e ngrohjes e ka me termokos dhe kondicioner.
Lakrishtja është një nga lagjet më të zhvilluara vitet e fundit, e karakterizuar nga ndërtime moderne të larta, si banesore ashtu edhe afariste. Me infrastrukturë të kompletuar, qasje direkte në rrugët kryesore dhe afërsi me urat lidhëse drejt qyteteve tjera, kjo zonë ofron potencial të lartë si për banim ashtu edhe për investim.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!