Ofrohet me qira shtëpia me sipërfaqe 145m², me lokacion në Dragodan, në Rrugën “Stambolli”.
Shtëpia është e strukturuar në përdhesë, ka orientim nga të gjitha anët dhe ka këtë renditje të hapësirave të brendshme: qëndrim ditor, kuzhinë, tri dhoma gjumi, dy banjo dhe dy depo.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me pompë termike dhe është e pajisu rme kondicioner.
Shtëpia ka oborr ku dhe ofron hapësirë të mjaftueshme për vendparkim.
Lagjja Dragodan është një nga zonat më të njohura dhe prestigjioze të Prishtinës, e dalluar për pozitën e saj të favorshme dhe pamjet panoramike mbi qytet. E njohur për shtëpitë dhe ndërtimet cilësore, si dhe për gjelbërimin që e karakterizon, Dragodani ofron një jetesë të qetë, duke mbetur njëkohësisht shumë pranë qendrës së qytetit dhe shërbimeve kryesore.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!