Ofrohet me qira banesa me sipërfaqe 98.6m², me lokacion në Lakrishtë, në kompleksin Prime Group, ndërtim nga Dervisholli.
Banesa ka orientim nga perëndimi dhe ka këtë renditje të hapësirave të brendshme: qëndrimin ditor, kuzhinë, dy dhoma të gjumit, një banjo, një tualet, depo dhe ballkon.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me Termokos dhe energji elektrike.
Ndërtesa ku ndodhet banesa është e pajisur me dy ashensorë dhe ofron garazh.
Banesa ndodhet në njërën prej lagjeve më afër qendrës së qytetit, zonë mjaft e ndërtuar me qasje të afërt nga rrugët kryesore, shkollat, marketet dhe në afërsi me të gjitha shërbimet e nevojshme.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!