Ulpianë Prishtinë








Ofrohet me qira banesa për zyre me sipërfaqe 100m², me lokacion në Ulpianë, në Rrugën "Zija Shemsiu", te Premium Optika.
Banesa ka orientim nga perëndimi dhe jugu dhe ka këtë renditje të hapësirave të brendshme: tri hapësira të shfrytëzueshme pune, kuzhinë, banjo dhe ballkon.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me Termokos, është e pajisur me kondicioner ndërsa ka edhe hapësirë për vendparkim të jashtëm.
Lagjja Ulpiana është një nga zonat më të vjetra të Prishtinës dhe njëra prej zonave më të kërkuara për banim falë të gjitha shërbimeve të nevojshme që përfshin, shkollat, çerdhet, qendrën e mjekësisë, lokalet, zyrat, lagjja e konvikteve për studentë në afërsi me disa prej universiteteve, si dhe me Menzën e Studentëve.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!