Ofrohet me qira shtëpia me sipërfaqe 200m², me lokacion në Dragodan, në Rrugën “Azem Jashanica”, afër Ambasadës së Turqisë.
Shtëpia ka orientim nga të gjitha anët dhe ka këtë renditje të hapësirave të brendshme: dy ahpësira për qëndrim ditor, dy kuzhina, katër dhoma gjumi, dy banjo dhe tri ballkone ndërsa ka edhe një zyrë me sipërfaqe 45m².
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me pompë termike.
Shtëpia ka truall me sipërfaqe 2.5 Ari, ka oborr ku dhe ofron hapësirë të mjaftueshme për vendparkim.
Lagjja Dragodan është një nga zonat më të njohura dhe prestigjioze të Prishtinës, e dalluar për pozitën e saj të favorshme dhe pamjet panoramike mbi qytet. E njohur për shtëpitë dhe ndërtimet cilësore, si dhe për gjelbërimin që e karakterizon, Dragodani ofron një jetesë të qetë, duke mbetur njëkohësisht shumë pranë qendrës së qytetit dhe shërbimeve kryesore.
*Në çmim përfshihen të gjitha shpenzimet.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!