Ofrohet me qira shtëpia me sipërfaqe 217m², me lokacion në Lagjen Qershia, Çagllavicë, ndërtim nga BP Home.
Shtëpia ka orientim nga të gjitha anët dhe është e strukturuar në përdhes, një kat dhe nën kulm me sipërfaqe 100m², me këtë renditje të hapësirave të brendshme; qëndrim ditor, kuzhinë me tryezari, tri dhoma të gjumit, tri banjo dhe ballkon.
Shtëpia sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me pompë termike.
Shtëpia ka oborr me hapësirë të gjelbëruar dhe hapësira pushimi, ofron garazh dhe hapësirë për vendparkim.
Shtëpia gjendet në një lagje të qetë, më në periferi të qytetit por me qasje të shpejtë në rrugët kryesore.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!