Ofrohet me qira kati i shtëpisë për zyrë me sipërfaqe 180m², me lokacion në Dragodan, në Rrugën "24 Maji".
Kati ka orientim nga të gjitha anët dhe ka këtë renditje të hapësirave të brendshme: katër hapësira të shfrytëzueshme, kuzhinë, dy banjo, depo dhe ballkon.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me pompë termike ndërsa është e pajisur edhe me kondicioner.
Lagjja Dragodan është një nga zonat më të njohura dhe të kërkuara të Prishtinës, e vendosur në një pozitë të favorshme me pamje panoramike të qytetit lagjja njihet edhe për ndërtimet, shtëpitë e bukura dhe gjelbërimin që ofrojnë një jetesë të qetë por gjithashtu është shumë afër qendrës së qytetit dhe të gjitha shërbimeve kryesore.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!