Ofrohet me qira banesa me sipërfaqe 95m², me lokacion në Veternik, te Lagjja Qendresa, në rrugën "Çerçiz Topulli".
Banesa ka orientim nga lindja dhe veriu dhe ka këtë renditje të hapësirave të brendshme: qëndrim ditor, kuzhinë, dy dhoma gjumi, një banjo, depo dhe dy ballkone.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me energji elektrike.
Ndërtesa ku ndodhet banesa ofron hapësirë të mjaftueshme për vendparkim.
Veterniku ndodhet në hyrje të Prishtinës dhe karakterizohet nga zhvillim dinamik rezidencial dhe komercial. Afërsia me qendrat tregtare dhe rrugët kryesore e bën zonë shumë funksionale për familje dhe individë që kërkojnë akses të shpejtë dhe ambient urban të organizuar.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!