Ofrohet me qira kati i shtëpisë me sipërfaqe 100m², me lokacion në Lagjen Dodona, në rrugën "Xhelal Mitrovica".
Kati ka orientim nga të gjitha anët dhe ka këtë renditje të hapësirave të brendshme: qëndrim ditor, kuzhinë, një dhomë gjumi, një banjo, një depo dhe një ballkon.
Sistemin e ngrohjes e ka me të mundësuar me energji elektrike.
Lagjja Dodona është ndër zonat më të kërkuara me të gjitha shërbimet e nevojshme, zonë që përfshin ndërtime banesore, ndërtime të ulëta individuale, ndërtime afariste si dhe të gjitha shërbimet e nevojshme.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!