Ofrohet me qira banesa me sipërfaqe 85m², me lokacion te Rruga B, në rrugën "Jakov Xoxa", ndërtim nga Lirimi - ACL.
Banesa ka orientim nga perëndimi dhe ka këtë renditje të hapësirave të brendshme: qëndrim ditor, kuzhinë, dy dhoma të gjumit, një banjo, tualet, depo dhe ballkon.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me Termokos.
Ndërtesa ku ndodhet banesa posedon ashensor dhe ofron garazh.
Gjendet në një lokacion lehtë të qasshëm në afërsi të të gjitha shërbimeve të nevojshme për banorë, që e bën këtë zonë të përshtatshme për jetesë.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!