Ofrohet me qira banesa me sipërfaqe 99m², me lokacion te Rruga C, në rrugën "Shaqir Igrishta", në kompleksin Dielli.
Banesa ka orientim nga lindja dhe jugu dhe ka këtë renditje të hapësirave të brendshme; qëndrim ditor, kuzhinë, dy dhoma gjumi, dy banjo dhe ballkon.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me energji elektrike dhe është e pajisur me kondicioner.
Ndërtesa ku ndodhet banesa është e pajisur me ashensor dhe ofron hapësirë të mjaftueshme për vendparkim.
Banesa ndodhet në një zonë në ndërtim e sipër, me qasje të afërt në rrugët kryesore si dhe në afërsi me të gjitha shërbimet e nevojshme.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!