Ofrohet me qira banesa me sipërfaqe 105m², me lokacion në Lagjen e Spitalit, në Rrugën “Ismet Hoti”, ndërtim nga Krapi, në kompleksin Krapi.
Banesa ka orientim nga lindja dhe ka këtë renditje të hapësirave të brendshme: qëndrim ditor, kuzhinë, tri dhoma gjumi, një banjo, depo dhe ballkon.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me Termokos dhe është e pajisur me kondicioner.
Ndërtesa ku ndodhet banesa është e pajisur me ashensor dhe ofron garazh të përfshirë në çmim.
Banesa ndodhet në njërën prej lagjeve më afër qendrës së qytetit, me qasje të afërt në rrugët kryesore duke plotësuar kështu të gjitha kushtet dhe shërbimet e nevojshme.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!