Ofrohet me qira banesa me sipërfaqe 240m² dhe tarracë me sipërfaqe 60m², me lokacion në Veternik, në kompleksin Prime City, ndërtim nga Prime Group Construction.
Banesa ka orientim nga lindja, perëndimi dhe veriu ka këtë renditje të hapësirave të brendshme; qëndrim ditor, kuzhinë, pesë dhoma gjumi, pesë banjo, një depo dhe tarracë.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me energji elektrike.
Ndërtesa ku ndodhet banesa është e pajisur me ashensor, ka hapësirë të mjaftueshme për vendparkim dhe ofron dy garazha.
Veterniku ndodhet në hyrje të Prishtinës dhe karakterizohet nga zhvillim dinamik rezidencial dhe komercial. Afërsia me qendrat tregtare dhe rrugët kryesore e bën zonë shumë funksionale për familje dhe individë që kërkojnë akses të shpejtë dhe ambient urban të organizuar.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!