Ofrohet me qira banesa penthouse/duplex me sipërfaqe banimi 250m² dhe terasë me sipërfaqe 70m², me lokacion te Prishtina e Re, në kompleksin Park Residence, ndërtim nga Berisha Group.
Banesa ka orientim nga perëndimi dhe jugu dhe ka këtë renditje të hapësirave të brendshme; qëndrimin ditor, kuzhinë, tri dhoma të gjumit, katër banjo, galeri, një ballkon dhe tarracë.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me energji elektrike dhe është e pajisur me kondicioner.
Ndërtesa ku ndohet banesa posedon ashensor, ndërsa banesa ofron garazh dhe hapësirë të mjaftueshme për vendparkim.
Prishtina e Re është një zonë në zhvillim të vazhdueshëm, me infrastrukturë të përfunduar dhe ndërtime të reja kualitative. Me potencial të lartë për banim dhe investim, kjo zonë po shndërrohet në një nga pikat më premtuese të qytetit.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!