Ofrohet me qira banesa për zyre me sipërfaqe 255m² me lokacion te Prishtina e Re, në rrugën e Shkupit, ndërtim nga Engineering Sh.p.k..
Banesa ka orientim nga të gjitha anët, ka kuzhinë, pesë hapësira të shfrytëzueshme pune, katër banjo, dy depo dhe tri ballkone.
Sistemin e ngrohjes e ka me energji elektrike të instaluar nën dysheme dhe është e pajisur me katër kondicionerë.
Ndërtesa ku ndodhet banesa është e pajisur me ashensor, ofron garazh dhe hapësirë për vendparkim.
Banesa ndodhet në njërën prej zonave më të kërkuara momentalisht, zonë në zhvillim dhe ndërtim e sipër me qasje të afërt nga rrugët kryesore dhe në afërsi me të gjitha shërbimet e nevojshme, ndërsa është shumë e përshtatshme për ordinanca estetike, dentare apo për veprimtari biznesore tjera.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!