Ofrohet me qira banesa për zyrë me sipërfaqe 270m² dhe tarracë me sipërfaqe 50m², me lokacion në Emshir, në rrugën "Kadri Zeka", ndërtim nga R&Rukolli.
Banesa ka orientim nga lindja, veriu dhe perëndimi dhe ka këtë renditje të hapësirave të brendshme; tetë hapësira pune, dy banjo, dy tualete, dy depo dhe katër ballkone.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me pompë termike.
Ndërtesa ku ndodhet banesa është e pajisur me dy ashensorë, ka hapësirë për vendparkim dhe ofron dy garazha.
Lagjja Emshir gjendet në hyrje të Prishtinës, zonë e kombinuar me ndërtime të larta afaristo-banesore dhe ndërtime të ulëta që në të përfshinë të gjitha shërbimet e nevojshme për jetesë, shkollat, çerdhet, marketet, stacionet e trafikut urban si dhe Stacionin e Autobusëve.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!